Çka ndodhi në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku vdiq një grua

Çka ndodhi në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku vdiq një grua

Mbrëmë rreth orës 21:45 në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në hyrje-dalje në Mazgit-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku si pasojë e të cilit një grua ka vdekur dhe janë lënduar katër persona.

Në këtë aksident ishin përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha dha detaje për aksidentin.

“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në Autostradën Ibrahim Rugova në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femer) ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Te involvuara në këtë aksident janë dy automjete. Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të PK-së dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, tha Hoxha.

Related Articles