Clark: Sulmet ajrore të NATO-s në 1999 kanë ndryshuar historinë e Kosovës

Clark: Sulmet ajrore të NATO-s në 1999 kanë ndryshuar historinë e Kosovës

Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark përmes një video-mesazhi ka sulmet e para ajrore të NATO-s në 1999 kanë ndryshuar historinë e Kosovës dhe të Evropës

Ai ndër të tjera tha se 23 vjet më parë kanë bërë gjënë e duhur për popullin e Kosovës.

“Të gjithë miqve të mi në Kosovë, Qeverisë, popullit të Kosovës, dua të ju uroj këtë ditë shumë të rëndësishme të 24 Marsit. Në këtë ditë, në vitin 1999 misionet e para ajrore të NATO-s hynë në Kosovë dhe kjo ka ndryshuar historinë e Kosovës, ka ndryshuar historinë e Evropës. I është dhënë shpresë dhe dritë gjithë botës”, thotë ai.

Tutje, Clark ka thënë se është krenar me popullin e Kosovës.

“Por jam posaçërisht shumë krenar për të gjithë ju në Kosovë, për demokratizimin që keni bërë për zhvillimin ekonomik sfidues që keni ndërmarrë. Dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë e jashtëzakonshme që keni treguar ndaj SHBA-së”, thotë mes tjerash ai.

Më tej, gjenerali Clark ka pohuar se për të ka qenë nder të jetë komandat i NATO-s.

“Për mua ishte nderi i jetës që isha komandant i NATO-s dhe që pata mundësinë të ndihmoj në ndalimin e spastrimit etnik. Ne bëmë gjënë e duhur për popullin e Kosovës”, është shprehur ai.

Në fund të video-mesazhit, Clark thotë se do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar Kosovën. /Gazeta Enigma/.

Related Articles