“The Spectator Index”, media që mbulon raportime mbi gjithë botën, ka raportuar se çmimet e naftës janë rritur për 5 për qind, shkruan Gazeta “Enigma”.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani, i cili ka njoftuar se ka rritje të çmimit, por në vendin tonë çmimet janë stabile nuk ka ndryshime.
“Ka rritje të çmimit në Berzë. Çmimi në Kosovë me pakicë është stabil, këto çmime janë për një kohë të gjatë”, tha Berjani për “Enigmën”.
Tutje ai ka theksuar se ‘mbrëmja në Berza u mbyll me rritje 20 dollar për ton, ndërsa sot për momentin është në rritje 45 dollar për ton”.
“Por shitja me pakicë nuk ka ndryshime, akoma nuk janë rritur çmimet”, deklaroi Berjani. /Gazeta Enigma/