Një korridor për evakuim të civilëve nga Kievi, është bombarduar të dielën në mëngjes, raporton CNN.
Korridori që gjendet në Irpin, një qark në perëndim të Kievit, është bombarduar nga forcat ruse.
Mediumet ndërkombëtare kanë qenë duke filmuar në lokacion kur goditi një predhë.
Në kohën e xhirimit disa civilë ishin duke kaluar nëpër atë pjesë.
Sipas disa mediumeve që ishin në skenën e shpërthimit në Irpin, tre civilë kanë vdekur, përfshirë dy fëmijë.
Ndërkohë në Bucha, një distrikt në veriperëndim të Kievit, po vazhdon të ketë granatime të vazhdueshme nga forcat ruse.
Qytetarët po bëjnë thirrje për ndihmë.
“Armiku po vazhdon të bombardojë pa mëshirë Buchan. Nuk ka energji elektrike, nuk ka nxehje, nuk ka komunikim e internet”, është thënë nga Këshilli i qytetit të Buchas në Facebook. /Gazeta Enigma/