Kandidati për kryetar të Kryeqytetit, Daut Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar pas iniciativës së Plisave për vendosjen e shtatores së heroit Adem Jashari në Prishtinë.
Haradinaj tha se e përkrah fuqishëm peticionin e Plisave, duke shtuar se vonesat dhe neglizhencat në nderim të figurave tona heroike të luftës së fundit, me mosvendosjen e tyre në sheshet kryesore të Prishtinës, shpërfaqin joseriozitet ndaj trashëgimisë tonë historike e kombëtare.
Postimi i plotë i Haradinajt: