Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë që ndodhi pak pas mesnatës në autostradën A8 Salzburg–Mynih, pranë kryqëzimit të Irschenbergut, ku një autobus me pasagjerë nga Kosova u përplas me një kamion me rimorkio.
Për aksidentin janë deklaruar vet kompania, ku kanë theksuar se vetëm tre persona janë lënduar lehtë.
“Në autobus udhëtonin 41 pasagjerë. Si pasojë e përplasjes, 3 persona janë lënduar lehtë, dhe të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore të menjëhershme në vendngjarje”, theksojnë nga kompania.
Tutje Dubova Reisen njofton opinionin publik dhe mediat se më datën 20 gusht 2025, rreth mesnatës, një nga autobusët tanë, gjatë udhëtimit në autostradën A8, pranë Irschenberg (Gjermani), është përfshirë në një aksident me një kamion.
“Falënderojmë ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, policinë dhe personelin mjekësor për reagimin e shpejtë dhe profesional. Pasagjerët e tjerë të pa lënduar janë transportuar me një autobus tjetër drejt destinacionit të tyre”. / Gazeta Enigma.