Janë publikuar pamje nga momenti kur polici maqedonase e ka arrestuar ish zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, i cili menjëherë është privuar nga liria dhe dërguar në mbajtje për veprime të mëtutjeshme.
Grubi është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në kuadër të rastit që ka të bëjë me funksionimin dhe kontratat e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.
