Deliu pas vrasjeve të fundit: Ngjarje të rënda po ndodhin, është krijuar pasiguri e frikshme

Deliu pas vrasjeve të fundit: Ngjarje të rënda po ndodhin, është krijuar pasiguri e frikshme

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu u deklarua në Kuvendin e Kosovës për ngjarjet e fundit në vend, të cilat sipas saj janë të rënda.

“Para se të fillojë diskutimin tim për raportin e Komisionit Europian për Kosovën, natyrisht që është e pashmangshme që të flas për ngjarjet e fundit në vend, të cilat na kanë tronditur të gjithëve. Vrasjet, vetëvrasjet, grabitjet e armatosura, qarkullimi i madh i armëve në Kosovë, dhuna dhe pasiguria e frikshme që është krijuar këtu, është vërtetë e rëndë”, tha Deliu.

Tutje ajo shtoi se “Jo më larg se mbrëmë të gjithin ishin dëshmitarë të një tjetër vrasjeje të një gruaje. 33-vjeçarja Liridona Murseli mbeti e vrarë pasi që ajo bashkë me familjen ishin cak i një grabitjeje të armatosur. Vetëm pak orë pas këtij rasti tragjik, një burrë ka humbur jetën pas plagëve të marra nga therrja me thikë po në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë”, tha ajo.

Deputetja iu shprehu ngushëllime familjarëve, ndërsa kërkoi që “institucionet e drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse që të marrin menjëherë masa”. / Gazeta Enigma.

Related Articles