Dy persona janë arrestuar në Prizren pasi dyshohet se kanë demoluar vilat dhe shtëpinë e një të afërmi, raporton Gazeta Enigma.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raporti e PK-së.
Vlera e dëmit raportohet të jetë e lartë.
“Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikator dhe një automjet. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Gazeta Enigma.