Dëmtoi dhe ndoti ambientin në një fshat të Gjilanit, kompania gjobitet me 500 euro

Dëmtoi dhe ndoti ambientin në një fshat të Gjilanit, kompania gjobitet me 500 euro

Ndotja dhe dëmtimi i ambientit në fshatin Cërnicë të Gjilanit, një kompanie i kushtoi hiq më pak se 500 Euro.

Kjo pasi banorët e këtij fshati kishin grumbulluar dëshmi, fotografi dhe video incizime të cilat më pas i kishin dërguar tek organet kompetente, njofton Gazeta Enigma.


“Pas ankesave verbale të banorëve të fshatit Cernicë dhe dorëzimit të dëshmive (foto dhe video incizime) kami konstatuar se kompania në fjalë ka hedhur mbeturina inerte në pronë publike” – kështu thuhet në përshkrimin e drejtorisë së Inspekcionit në Gjilan.

Ndërkaq një zyrtar komunal në grupin “Gilani Network”, ka publikuar fotografi të gjobës dhe dëmtimit të ambientit publik derisa ka ftuar që të gjithë të raportojnë raste të ngjajshme në mënyrë të eleminimit të kësaj dukurie. /Gazeta Enigma

Related Articles