Depay e zbulon vendimin e për të ardhmen, që i krijon një problem të ri Barcelonës

Depay e zbulon vendimin e për të ardhmen, që i krijon një problem të ri Barcelonës

Memphis Depay është njëri nga futbollistët që nuk është në planet e Barcelonës, por që nuk e dëshiron largimin.

Xavi ka opsione tjera për fazën e sulmit dhe sulmuesit holandez besohet se i është bërë e qartë se mund të largohet.

Por, “SPORT” ka raportuar Depay nuk e ka në plan që të largohet. Sipas mediumit spanjoll, ai u ka thënë bashkëlojtarëve se “edhe nëse vijnë gjashtë sulmues, unë do të vazhdoj”.

E kjo po shihet si një problem i ri për Barcelonën, pasi klubi shpresonte për të fituar disa para nga shitja e 28-vjeçarit për të rregulluar sadopak gjendjen financiare.

Barcelona synon për të rregulluar buxhetin me kufirin e pagave, por numri i futbollistëve vetëm po shkon duke u rritur.

Aktualisht janë 32 lojtarë në skuadrën e parë, shtatë prej të cilëve nuk do të mund të regjistrohen për sezonin e ri. Edhe trajneri Xavi thuhet se nuk do të dëshirojë të punojë me një skuadër kaq të madhe.

Ndryshe, Memphis Depay me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Related Articles