Një letër e publikuar në media në tetor të këtij viti, potencohet se komandanti i FSK-së Bashkim Jashari, i kishte dërguar një letër ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedoncit, se nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje për çështjen e furnizimit ushqimit të ushtarëve, Forca e Sigurisë do t’i ndërpres aktivitetet.
Për këtë në një konferencë për media ka folur deputeti i VV-së njëherësh anëtari i Komisionit për Siguri Enver Dugolli, i cili ka mohuar se do të ketë ndërprerje të aktiviteteve të ushtrisë së Kosovës.
“Qeveria është e përkushtuar që t’i mbështesë dhe t’i forcojë kapacitetet mbrojtëse. Prandaj i gjithë i yni si mazhorancë për këto vite nuk kemi llafe, por kemi punë. Për këtë dëshmojmë me fakte”, tha Dugolli gjatë konferencës për media.
Kujtojmë se pas pak minutave Kuvendi i Kosovës, me kërkesë të AAK-së do mbajë seancë të jashtëzakonshme pikërisht për ushqimin e FSK-së. / Gazeta Enigma.