Deputetja e LVV-së: Kosova nuk do ta formojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive

Deputetja e LVV-së: Kosova nuk do ta formojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive

Deputetja e LVV-së, Arbëresha Kryeziu tha se Kosova, nuk mund të zbatojë marrëveshjet në mënyrë të njëanshme e në anën tjetër Serbia të favorizohet nga ndërmjetësuesit e BE-së. Ajo shfaqi kritika ndaj lehtësuesit se nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj Serbisë e cila, sipas saj, nuk e do normalizimin e marrëdhënieve.

“…Çfarë është shqetësuese në këtë rast është që BE-ja qëndron indiferent në raport me këto marrëveshje dhe nuk po e ndryshon qasjen ndaj Serbisë dhe ajo vazhdon përsëri ta shkelë marrëveshjen duke treguar që nuk janë të interesuar për normalizim të marrëdhënieve ndërsa tash e kemi për draftin modern të asociacionit dhe ata prape po e shkelin marrëveshjen duke kërkuar që asociacioni të bëhet në formën që Vuqiçi po dëshiron… dhe pikërisht animi i ndërmjetësuesve po shkakton telashe në arritjen e një normalizim gjithnjë për faktin se kanë dhënë preferenca për propozimet e Vuqiçit dhe në vazhdimësi ka pabarazi në proces dhe kjo është arsyeja se pse Serbia është në pozitë ti shkelë këto marrëveshje”.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha në RTV21, se marrëveshja e pranuar nga kryeministri Kurti është diçka që pala kosovare e ka refuzuar para pavarësisë së Kosovës.

“Unë kam qenë në negociata në Vjenë në 2006-2007, ambasadori amerikan është një mik fort i çmuar dhe mbështetës i Kosovës, i cili ka qenë së bashku me mua po ashtu në negociata në Vjenë , unë e di se çfarë kanë propozuar serbët në vitin 2006- 2007, dhe atë se çfarë ne e kemi refuzuar në Vjenë tash është në tavolinë ….jo Asociacioni , në vitin 2006- 2007 ne kemi pasur kërkesë nga ana e Serbisë që të ketë pushtet të tretë në Kosovë dhe të kishim një territorializim të të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, dhe po ashtu është një pushtet i tretë de facto.”

Për këtë çështje deputetja e LVV-së, Arbëresha Kryeziu thotë se Kosova nuk do të formojë nja asociacion me kompetenca ekzekutive. Sipas saj, Qeveria aktuale po korrigjon gabimet e të kaluarës.

“Kosova nuk do ta formoj asociacionin me kompenteca ekzekutive të atillë që e kanë kërkuar Serbia dhe të atillë që e kanë nënshkruar edhe disa politikan tanë në të kaluarën dhe ne i kemi dhënë kriteret tona se këto janë vijat e kuqe kur bëhet fjalë për një mekanizëm të tillë”

Related Articles