Deri në 1 orë pritjet për të hyrë në Kosovë

Deri në 1 orë pritjet për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë të shkurtëra dhe të menaxhueshme.

Pika kufitare në Dheu i Bardhë shënon pritjet më të gjata, ku udhëtarët presin deri në 60  minuta për të kaluar kufirin.

Në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, duke luhatur nga 3 deri në 5 minuta.

Ky raport është përditësuar mëngjesin e sotëm, në orën 7:39, duke reflektuar gjendjen aktuale në terren. / Gazeta Enigma.

Related Articles