Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdares

Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdares

Shkuarja e mërgimtarëve “ka trazuar” sërish kolonat nëpër pikat kufitare të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ata këto ditë janë ballafaquar me pritje të gjata në pikat kufitare, sidomos ato me Serbinë.

Me pritje të gjata ata po përballen edhe mëngjesin e së hënës.

Sipas të dhënave nga Qendra e Menaxhimit Kufitar të MPB-së, situata paraqitet më e ngarkuar te pika kufitare në Merdar.

Pritjet aty shkojnë nga 100 deri 120 minuta për të dalë nga Kosova.

Related Articles