Dëshmitari i tretë në Gjykatën Speciale në rastin e ish eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, ka dhënë edhe pjesën e fundit të dëshmisë për ditën e sotme.
Ai, para trupit gjykues tha se edhe sot e kësaj dite ka pasoja që i bartë, sipas tij, si rezultat i rrahjeve dhe maltretimeve që i kanë ndodhur atij nga i akuzuari.
Dëshmitari i tretë përmendi disa pasoja që thotë sei vuan edhe sot, ku thotë se kokën e ka të dëmtuar në 7 apo 8 vende dhe se e ka humbur pamjen në syrin e majtë.
“Pasoja kam që i barti edhe sot. Jam i sosun në dorë, i premë pak në krah e gisht, krytë e kam në 7-8 vende të dëmtum. Pamjen e kam humb në anën e majtë, përveç atyre mavijosjeve që janë shëru, ka gjana që i barti edhe sot, fatkeqësisht”, është shprehur ai.
Tutje, ai u pyet se a ka vizituar ndonjë mjek pas lirimit, teksa u përgjigj duke thënë se është detyruar të operohët në gojë prej një infeksioni të shfaqur.
Pasi jeni liruar, keni shkuar te ndonjë mjek?
“Kam shkuar pas një kohe, muj me thanë pas tre muajve, e kam pas një operim në gojë prej infeksionit edhe kam shku ndërkohë nëpër mjekë, kam vizituar mjekë shumë”.
Më tej, ai thotë se edhe sot e kësaj ditë vuan pasoja nga rrahjet e maltretimet duke thënë se nuk mund të fle
“M’ka lanë lloj-lloj gjurme, sot as nuk muj me fjet e me rahatu shpirtin tem. Boll vec andërr kur i shoh, kur i nij ato zana janë shumë. Përpos, këtyre pjesëve që i barti edhe sot, kam shumë probleme”, është shprehur dëshmitari përpara trupit gjykues.
Me këtë pjesë, për ditën e sotme ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të tretë në rastin e Salih Mustafës, ndërsa seanca tjetër do të vazhdoj nesër nga ora 09:30.