Dështimin e 19-të në Kuvend, ambasadori gjerman e quan “rekord të keq botëror”

Dështimin e 19-të në Kuvend, ambasadori gjerman e quan “rekord të keq botëror”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur “të trishtë” krizën në Kuvendin e Kosovës, pas tentativës së 19-të të dështuar për konsituim,.

Rohde tha se kjo është një “rekord i keq botëror” dhe se kjo nuk është e mirë për reputacionin e Kosovës jashtë vendit.

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit në një vend demokratik është shumë e rëndësishme. Tash është raundi i  19 dhe është goxha e trisht sepse njerëzit janë bërë apatik tani sepse thonë ne e kemi bërë punën tonë më 9 shkurt, kurse politikanët nuk e kryejnë punën e vetë. Kjo nuk është e mirë as për vendin as për reputacionin e Kosovës jashtë vendit sepse më duket mua që është rekord i keq botëror që për 19 raunde të mos zgjidhet kryetari”, tha Rohde.

Related Articles