Detaje nga ngjarja tragjike në Tetovë ku dyshohet se 25-vjeçarja nga Kosova humbi jetën

Detaje nga ngjarja tragjike në Tetovë ku dyshohet se 25-vjeçarja nga Kosova humbi jetën

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sonte në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Siç raporton Alsat-M, atje e ka humbur jetën një 25 vjeçare nga Kosova.

Ndërkohë, ky medium ka publikuar edhe detajet e reja lidhur me rastin tragjik.

Siç bëhet e ditur, viktima është S.D nga Gjakova e cila ishte studente e masterit, transmeton Klankosova.tv.

Dyshohet se ajo kishte rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur edhe barna, shkruan Alsat-M.

Organet e rendit janë në kërkim edhe të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast.

Related Articles