Një vrasje ka ndodhur ditën e djeshme në Pakashticë të Komunës së Podujevës, derisa ngjarja kishte ndodhur diku në viset malore.
Nga kjo ngjarja, i vrarë ka mbetur një 30 vjeçar, ndërsa është arrestuar 34-vjeçari që kishte kryer aktin duke e privuar nga jeta viktimën.
Sipas raportimeve të mediave, viktima dhe i dyshuari për vrasje ishin familjarë (baxhanakë) mes vete dhe se vrasja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, derisa burrat po bënin gjueti në male.
Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka bërë me dije se në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç/ Në vendngjarje janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka thënë se hetuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.