Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku me një automjet tjetër, pasditen e sotme, në Kroaci. Nga kompania tashmë e kanë konfirmuar rastin dhe kanë dhënë disa detaje.
Sinjali ka kontaktuar kompaninë “Deva Tours” dhe të njëjtit kanë deklaruar se pasagjerët që kanë qenë në autobusin e tyre nuk kanë lëndime trupore.
Sipas tyre, udhëtarët kanë vazhduar drejt destinacionit me një autobus tjetër, ndërsa për shkaktarin e aksidentit kanë thënë se “sqarimi i rrethanave i përket autoriteteve”.
“Sonte rreth ores 18:00 autobusi yne i linjes Kosove-Gjermani ne shtetin e Kroacise,eshte perfshire ne nje aksident ne Split. Pasagjeret dhe stafi qe kane qene ne autobus jane te gjithe pa lendime. Pasagjeret kane vazhduar udhetimin drejt destinacionit te tyre me nje autobus tjeter. Sqarimi i rrethanave te aksidentit i perket autoriteteve perkatese.” – thuhet në përgjigjen e tyre.