Aksioni “Brezovica” është duke vazhduar edhe sot.
Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke zhvilluar një aksion në zonën e dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”, ku pritet të bëhet sekuestrimi i vilave që dyshohet se janë ndërtuar jashtëligjshëm.
Deri ma tani janë sekuestruar së paku 10 vila, ndërsa pritet që deri në 80 të shkojë, këtë e ka konfirmuar për Front Online prokurori i rastit, Rasim Maloku.
“Po ka nisur aksioni i cili është duke u zhvilluar bashkë me Policinë e Kosovës. Do të bëhet sekuestrimi i të gjitha objekteve të ndërtuara në zonën e dytë. Deri në këto momente janë sekuestruar 10 objekte, teksa pritet të bëhet sekuestrimi i 80 të tilla”, tha Maloku.
Rasti “Brezovica” deri më tani ka dërguar në burg mbi 30 persona përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtura të maleve të Sharrit.