Dhunimi i të miturës në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

Dhunimi i të miturës në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

Një e mitur raportoi në Polici se ishte dhunuar nga persona të panjohur, raporton Gazeta Enigma.

Rasti në polici është hapur si “dhunim”, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu.

“Ju njoftojmë se për rastin në fjalë, me urdhër të prokurorit, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur”, tha Baftiu.

Related Articles