Dhunohet një vajzë e mitur nga Mitrovica

Një nënë nga Mitrovica ka raportuar në polici se një burrë e ka dhunuar vajzën e saj të mitur, raporton Gazeta Enigma.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ndërkaq nuk është dhënë ndonjë datë se kur ka ndodhur, por është raportuar në polici më 30 dhjetor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Mbretëresha Teutë ,Mitrovicë NN. Më datë 30.12.2021 ankuesja  femër kosovar e ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar  ka dhunuar vajzën e saj te moshës se mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles