Një e mitur është dhunuar në Skenderaj, ndërsa dje policia e ka arrestuar të dyshuarin.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes njoftimit 24-orësh.
Mirëpo, viktima nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor.
“Në lidhje me rastin me datë 22.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka se ka dhunuar seksualisht të miturën, viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar që të marr tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt“, thuhet në raport. /Gazeta “Enigma“/