Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger, me të cilin ka diskutuar për dialogun Prishtinë-Beograd.
Berger ka deklaruar pas takimit se është e rëndësishme që marrëdhëniet mes dy Kosovës dhe Serbisë duhet t’i kthehen normalitetit sa më parë.
“Ishte kënaqësi ta takoja zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin me të cilin biseduam për dialogun Kosovë – Serbi dhe marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe. E rëndësishme është tani që të dyja palët të qetësojnë situatën dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve sa më shpejt. Përparimi në dialog është në interes të të dyja shteteve si Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Berger në Twitter.
Takimi i Bislimit vjen vetëm një ditë para se ai të zhvillojë takimin për dialogun me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviqin. Takimi në Bruksel mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serbë vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitet për targat serbe nga ana e Kosovës.
SHBA dhe BE kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhjen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja