Bashkimi Evropian thekson se aktualisht përfaqësuesi special Peter Sorensen dhe kryediplomatja Kaja Kallas po mendojnë se si të ecin përpara në dialogun Kosovë-Serbi.
Funksionalizimi i bisedimeve mbetet prioritet për Brukselin.
“Unë nuk kam një datë për ju në këtë pikë, por do ta shpallim kur të vijë koha. Për momentin, ne kemi një Përfaqësues të ri Special të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, i cili tashmë është duke u angazhuar aktivisht me bashkëbiseduesit dhe partnerët se si do të ecim përpara.”
“Për ne ky është një qëndrim themelor dhe po ashtu prioritet i Përfaqësueses së Lartë sa i përket dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për dialogun, Përfaqësuesja e Lartë do të takohet edhe me Përfaqësuesin Special të BE-së për të diskutuar se si të ecim përpara”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.