Një lokal në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:00, në lagjën Ulpiana.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka deklaruar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, pas problemeve me frymëmarrje.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve, të cilët po merren me rastin.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, saktësisht në një lokal. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Në këtë rast për shkak të problemeve me frymëmarrje (prej tymit) një person ka kërkuar ndihmë mjekësore” ka deklaruar Ahmeti.