Një shtëpi në fshatin Bubavec të Malishevës është djegur tërësisht.
Policia njofton se rrethanat janë ende të panjohura dhe se vlera e dëmit ende nuk dihet.
“INCIDENT ZJARRI- Fsh. Bubavec, Malishevë 18.02.2023 – 19:44. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar, shtëpia është djegur në tërësi. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, vlera e dëmit nuk dihet. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.