Digjet tërësisht diskoteka në Prizren, s’ka të lënduar

Digjet tërësisht diskoteka në Prizren, s’ka të lënduar

Një diskotekë është djegur tërësisht në Prizren, raporton Gazeta Enigma.

Policia ka konfirmuar se nuk ka të lënduar ndonëse dëmet janë të mëdhaja.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit është raportuar për një incident zjarri në Prizren, në rrugën Tranzi i Ri”, ka thënë togeri Shaqir Bytyqi.

“Dëmet materiale janë të mëdha, ndërkaq nuk ka të lënduar”.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, njësitë e hetimeve po merren me rastin.

Related Articles