Diskriminimi i shumfishtë i shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Diskriminimi i shumfishtë i shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave të Kosovës, papunësia dhe diskriminimi në punësim nga institucionet publike, janë vetëm disa nga problemet që ballafaqohen  rreth 70 mijë shqiptarë të tri Komunave të Serbisë, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shkruan Gazeta “Enigma”.



Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi për Gazetën “Enigma” ka thënë se çështja e pasivizimit të adresave ka filluar që nga viti 2011-të.

Sipas Mustafit kjo çështje mbetet si shkelje e të drejtave të shqiptarëve, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme për shkak të pasigurisë që kishin dhe për arsye se ishin dëbuar nga vendbanimet e tyre kaluan në Kosovë.

“Një pjesë e tyre nuk janë regjistruar ne instuticionet e atëhershme të UNMIK-ut si refugjat, duke konsideruar që shumë shpejt do të kthehen në vendbanimet e tyre” ka thënë ai.

Tutje ai është shprehur se vetëm në komunën e Medvegjës 3000 deri në 4000 persona u janë pasivizuar adresat, duke e cilësuar këtë si veprim antikushtetues, anticivilizues dhe diskriminuar ndaj komunitetit shqiptar.

Ai me tutje për Gazeten Enigma ka theksuar se njeri nga problemet më të mëdha që i ka përcjell shqiptarët e Luginës pas shpalljës së pavarësisë së Kosovës, sigurisht është njohja e diplomave nga Kosova.

“Kjo temë është trajtuar në mënyra të ndryshme deri në marveshjen e Brukselit që është nënshkruar në vitin 2011, ku është thënë se duhet bërë njohja reciproke e diplomave profesionale mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Sipas Mustafit mosnjohja e diplomave shkaton një dëm të madh të krijimit të kuadrove të rinjë, duke theksuar se edhe pamundëson që shqiptarët të jenë te barabartë me komunitetin shumicë dhe rikthimin e tyre që me kualikifikimet e arritura të bëjnë ushtrimin e profesionit në këtë shtet.

Mohimi i përfshirjes në institucione të banorëve të Luginës

Për të drejtat e shqiptarëve në Luginë për Gazeten “Enigma” ka folur edhe Këshilltari i Kuvendit Komunal të Medvegjës, Fehmi Beha i cili ka thënë se qytetarët shqiptar janë duke u ballafaquar me probleme të shumta, duke filluar nga përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, papunësia e shumë probleme të tjera.

Tutje ai ka shtuar se të gjitha këto po bëhen për ti nxitur shqiptarët që të braktisin vendin e tyre.

“Mospërfshirja në institucionet shteterore, mosinvestimi i shtetit në infrastrukturë rrugore, në ujësjellës e në rrjet elektrik, të gjitha këto po ndodhin vetëm e vetëm që shqiptarëve tu vështirsohet sa më shumë jeta dhe të largohen nga trojet e tyre”, ka thënë Beha.

Si punonjës i arsimit në këtë trevë Beha për Gazetën Enigma ka thënë që i përket kohës kur diplomat univeristare të Kosovës janë pranuar nga shteti serb.

“Unë jam një nga dhjetëra shqiptar i cili në asnjë moment nuk e ka braktisur vendlindjen. Punoj në arsim, i përkas moshës kur diplomat tona universitare janë pranuar, por tani mosnjohja e diplomave universitare të Kosovës nga shteti i Serbisë, po shkakton probleme të mëdha. Kjo gjë drejtëpërsëdrejti, pengon kthimin e banorëve në vendlindje dhe ua mohon të drejtën e punësimit. Për këtë arsye nuk kemi kuadro të kualifikuar, sidomos nëpër shkolla” ka thënë Beha.

Se a ka pasur Medvegja mbështetje nga Qeveritë e kaluara të Kosovë dhe si është bashkëpunimi me Qeveritë e tanishme, Fehmiu për Gazetën “Enigma” ka thënë se nga ato të kaluarat nuk ka pasur mbështetje asnjëherë.

Sytë kah Brukseli

Shqiptarët e luginës me sy e vesh janë kah Brukseli. Kjo pasi që ata shpresojnë se gjendja e tyre do të ndryshoj me arritjen e marrëveshjës mes Kosovës dhe Serbisë.

Shpresat e Behës, sikurse edhe shumë qytetarë të tjerë të kësaj zone i kanë edhe tek Qeveria e Kosovës.

“Albin Kurti ka shprehur gadishmërin që të bashkëpunoj dhe të mbështes shqiptarët e Luginës duke i ndihmuar dhe investuar në vendbanimet shqiptare me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për  të qëndruar në trojet e tyre”, ka theksuar tutje ai për Gazetën Enigma.

Gjithashtu ai ka folur edhe për pasivizimin e adresave, gjë që e konsideron si problemin më të madh me të cilin janë duke u ballafaquar shqiptarët, ku sipas te cilit kane mbetur shumë shqiptarë pa dokumente indetifikimi.

Për çështjen e pasivizimit të adresave për Gazetën “Enigma” ka folur edhe Përfaqesuesja e Shoqerisë Civle në kuadër të Shoqatës Humanitare “Medvegja”, Mimoza Abrazhda, me seli në Fushë Kosovë dhe në Zvicër.

Ajo ka thënë se që nga vitit 2002 nuk dihet i saktë numri i këtyre banorëve të tri komunave, ku për shkak të pasivizimit të adresave kjo zyre ka mar iniciative qe të mirret me problemin e regjistrimit të banorëve.

“Edhe pse hulumtimet dhe puna jonë është e fokusuar tek banorët e Medvegjës, me një numër prej 573 banorë, nga statistikat e fundit të bëra nga ne, përafersisht në tri komunat me shqiptarë janë 70 mijë banorë”, ka thënë ajo duke theksuar se problem kyç është pasivizimi i adresave.

“Ne këto zona bëhen shumë manipulime. Pajisen me pasaporta ata që nuk janë vendas dhe ata autoktonë pasivizohen. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, prandaj zyrja jonë mori iniciative të merret me problemin e rregjistrimit të banorëve dhe verifikimin e tyre” ka thënë ajo.

Marrveshja e Brukselit për njohjen reciproke të diplomave

Abrazhda ka folur gjithashtu edhe për mosnjohjen e diplomave te universiteteve të Kosovës nga shteti serb, duke thënë se vazhdon të mos zbatohet në asnjë raste marrëveshja e Brukselit për njohjen reciproke të diplomave të lëshuara nga Universitetet e Kosovës.

Vlen të theksohet se Pasivizimi’ sistematik i shqiptarëve në Serbi ishte bërë temë diskutimi edhe në Parlamentin Evropian, ku këta deputet të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, Tonino Picula, Demetris Papadakis dhe Klemen Grošelj kishin kerkuar hetim të pavarur dhe të detajuar për ‘pasivizimin’ e adresave të shqiptarëve në Serbi.

Ndërsa, tash e shume vite, shqiptarëve të cilëve u është bërë pasivizimi i adresa, atyre  iu është mohuar e drejta për të votuar dhe për këtë arsye Kuvendi komunal i Medvegjës në mandatin  e kaluar numëronte 8 këshilltarë, kurse në këtë mandat ka vetëm 3. /Gazeta Enigma/

Related Articles