Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ka thënë se Kushtetuta është shkelur nga Qeveria.
Ajo është shprehur se nuk përmendet në marrëveshje me Serbinë, e cila sipas saj, duhet të shkojë në Kushtetuese, përcjell Klankosova.tv.
“Sot Dita e Kushtetutës të shtetit tonë. U shkel nga qeveria, nuk përmendet në marrëveshje me Serbinë, madje as për Asociacion dhe vetmenaxhim për pakicën serbe. Marrëveshja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar ajo në Facebook.