Dita e pestë e reciprocitetit, a duhet që Kosova t’i largojë njësitet speciale në Jarinje?

Dita e pestë e reciprocitetit, a duhet që Kosova t’i largojë njësitet speciale në Jarinje?

Dy rrugë nacionale që lidhin Kosovën me Serbinë, po vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga kamionët dhe veturat e vendosura nga banorët lokalë serbë prej kur Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë vendimin e saj për reciprocitet me Serbinë për targat e automjeteve, shkruan Gazeta Enigma.

Autoritetet e Kosovës, të hënën e 20 shtatorit kanë nisur që veturave me targa të Serbisë, që hyjnë në Kosovë, t’iu vënë targa të përkohshme, pasi kanë thënë se të njëjtën gjë Serbia po e bën tash e sa vite.

Por a duhet që Kosova t’i tërheq njësitet e Policisë?

Në lidhje me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për Gazetën “Enigma” se na ana e Policisë së Kosovës mund të thuhet që janë duke vepruar sipas planit të tyre operativ.

“Ndërsa nga ana e Policisë së Kosoves mund të themi që janë duke vepruar sipas planit të tyre operative për të jetësuar në zbatim vendimin e Qeverisë së Kosovës e në anen tjetër për të garantuar shtrirje të autoritetit dhe sovranitetit nga Kosova për mbrojtjen e dy pikave kufitare nga ndonjë eskalim të kordinuar dhe motivuar nga strukturat kriminale politike serbe në atë pjese”, ka daklaruar Shala.

“Kosova dhe Serbia t’i ndalin menjëherë tensionet”

Pas zhvillimeve në veri të vendit, zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjedhur mosmarrëveshjet e tilla.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka thënë ai.

Ndërsa, edhe ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka shprehur shqetësimin e saj për situatën në Kosovë, derisa kjo ministri ka vlerësuar se veprimet e institucioneve të Kosovës ishin provokime që synonin dëbimin e serbëve.

“Në thelb është një përpjekje e shqiptarëve për të pushtuar zonat e populluara me serbë dhe për të vendosur kontrollin e tyre atje. Ne i konsiderojmë këta hapa si një provokim që synon spastrimin etnik dhe dëbimin e serbëve nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Kurse, Shtetet e Bashkuara thonë se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

LEXO EDHE: Kurti: Po zbatohet një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia

Sa i përket gjendjes në veri, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, situata vazhdon të jetë e njëjtë, pa incidente.

“Situata është pothuajse e njëjtë. Ka pengesa në të dyja anët. Është tash edhe një pjesë me zhavorr që është vendosur si pengesë. Situata është e qetë në përgjithësi”, ka thënë Kelani për Gazetën “Enigma”.

Vlen të theksohet se sot është dita e pestë e thirrjeve për shtensionim në veri, ndërsa vazhdon bllokada në veri.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles