Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar sot Donika Kadaj Bujupi, këshilltare në Kabinetin e saj.
Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit. Përgjatë përvojës së saj profesionale, Kadaj Bujupi ka punuar në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa është angazhuar vazhdimisht në tema të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, ambientit dhe arsimit, thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidencës.
Tutje thuhet se në Presidencë, Kadaj Bujupi do të angazhohet, ndër të tjera, në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.