U.D e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, tha se gruaja 48-vjeçare me inicialet L.Q., u soll në spital pa shenja jete, transmeton Gazeta Enigma.
Viktima dyshohet se u qëllua me armë zjarri të mërkuren në Llaushë të Skenderajt, teksa i dyshuar për vrasjen është burri i saj S.Q,. 51 vjeçar.
Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, 48-vjeçarja, vdiq pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.
“Është sjellur në spital pas orës 15:00 pa shenja jete. Plagët kanë qenë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Është sjellë nga Emergjenca e QKMF-së së Skenderajt. Ekipi mjekësor është munduar ta reanimojë. Për rastin është lajmëruar edhe Mjekësia Ligjore”, tha Zhubi.
Policia tha se nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare.
Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, “nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja”, tha policia.
Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.