Drita – Gjilani, zbulohen formacionet zyrtare

Drita – Gjilani, zbulohen formacionet zyrtare

Sot zhvillohet derbi i madh kosovar mes Dritës dhe Gjilanit.

Drita dhe Gjilani do të përballen me fillim nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 24’të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Enigma.

Pak para ndeshjes dy ekipet gjilanase kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Formacionet e ndeshjes Drita – Gjilani

Tradicionalisht këto dy skuadra kanë dhuruar emocione të veçanta në fushë, por sot ky derbi e ka edhe rëndësinë e madhe të pikëve.

Ndryshe, Gjilani është në pozitën e dytë me 46 pikë, dy më pak se Ballkani i vendit të parë, kurse Drita në vendin e tretë me 41 pikë.

“Skifterat” i kanë fituar dy derbit e këtij edicioni ndaj skuadrës së Ardian Nuhiut, kështu që “Intelektualët” janë të “detyruar” për fitore. /Gazeta Enigma/

Related Articles