Dukagjini – Drenica dhe Feronikeli – Gjilani: Përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet

Dukagjini – Drenica dhe Feronikeli – Gjilani: Përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet

Sot zhvillohen ndeshjet e mbetura të xhiros së 20’të të Superligës së Kosovës.

Nga ora 13:00 kanë filluar dy takime mes Feronikelit dhe Gjilanit si dhe Dukagjinit me Drenicën, kurse derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit nis nga ora 13:30.

Në dy takimet e orës 13:00, kanë përfunduar pjesët e para.

Gjilani u tregua dominues dhe që në minutën e 4’të rrezikoi portën e Feronikelit me anë të Fiton Hajdarit goditja e të cilit u ndal nga Endrit Kastrati në vijën e portës së tij.

Në minutën e 9’të Gjilani gjeti golin me anë të Blerim Krasniqit.

Në anën tjetër Drenica kaloi në avantazh ndaj Dukagjinit që në minutën e 5’të të takimit me anë të Zabergjës, kurse epilogun e pjesës së parë ia dha Abazi në minutën e 42’të.

Rezultatet e pjesës së parë Dukagjini – Drenica 0:2, Feronikeli – Gjilani 0:1. /Gazeta Enigma.

Related Articles