Kapelat i kanë hedhur lartë, në këtë formë katër vite studim rigoroz dhe sfidues, kadetët nga Kosova po i celebrojnë në ditën e diplomimit në West Point, raporton Gazeta Enigma.
Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi një një ceremoni me shumë të ftuar kanë përfunduar me sukses akademinë më prestigjioze në botë West Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë, i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden, i cili i uroi të sapo diplomuarit.
Dyshja e kadetëve do t’i bashkohen Forces së Sigurisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e FSK-së. / Gazeta Enigma