Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë edhe dy mijë e 330 raste janë aktive me koronavirus në vend.
Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar 56 raste të reja, katër viktima dhe 281 pacientë të shëruar.
Po ashtu gjatë 24 orëve të kaluara janë dhënë 14 mijë e 149 vaksina kundër virusit korona.