Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se të mërkurën kanë vdekur dy persona në Klinikën Infektive në QKUK për shkak të COVID-19.
Dreshaj në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ku po raporton ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka ngritur shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë dhe pakënaqësitë për pagat e ulëta.
Ai ka thënë se të gjithë duhet të jenë të përkushtuar maksimalisht në punën me pacientët.
“Unë mendoj që ne duhet të bëjmë atë që mund të bëjmë. Ajo që mund të bëjmë është që të jemi të përkushtuar maksimalisht për punën dhe pacientin dhe të mos e mendojnë pas përmbylljes së orarit të punës të mendojmë për një punë shtesë. Nuk ka opozitë në raport me menaxhimin e pandemisë. Ka disa shqetësime që duhet t’I ngrisim dhe të jemi në nivelin e rekomandimeve. Të gjitha vendet e rajonit kanë qenë me pandemi me omicron një muaj para neve. Nuk ndalen infeksionet rrespiratore në kufi as me polica as me masa. Tri ditët e fundit i kemi 4 të vdekur, sot janë dy, pardje kanë qenë dy”, ka deklaruar ai.
Ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se shqetësuese mbetet shpërndarja e virusit nëpër shkolla.
Ministri Latifi i tha Zemajt se kushtet dijnë të gjithë, teksa shtoi se kapacitetet e reja as brenda dite as brenda nate nuk mund të arrihen. .
“Kjo nuk është për shkak të neglizhencës…është mjaft problematike edhe për vendet tjera nëpër botë, gjatë kohës së menaxhimit të pandemisë, unë po ju them juve se nuk ka neglizhencë secili anëtarë i MSH-së është në krye të detyrës kjo është pritë mu ngrit rastet, kanë me shku ndoshta edhe më lartë, megjithatë ne jemi mire, krahasuar me vendet, Sllovenisë, Serbisë e disa tjera”, ka thënë Latifi./Gazeta Enigma/