Dy vdekje dhe 427 raste të reja me COVID në Kosovë

Dy vdekje dhe 427 raste të reja me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy vdekje nga COVID në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Ndërsa, nga pesë mijë e 881 testime, 427 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID, derisa janë shëruar 31 pacientë.

Kosova ka dy mijë e 811 raste aktive, ndërsa pozitiviteti i rasteve është 7.26 përqind.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar tre mijë e 541, ndërsa të vaksinuar me dy doza janë 793 mijë e 574.

Related Articles