Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se dy vdekje dhe 562 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 78 persona nga ky virus.
Deri tani, numri i të infektuarve me COVID në Kosovë ka shkuar në 110 mijë e 194, derisa numri i viktimave ka shkuar në 2 mijë e 271.