Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike është duke e testuar ujin e Badocit, nëse në të ka vlera të shtuara të manganit, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga IKSHPK-ja kanë thënë se rezultatet e mostrave të marra deri më tani kanë treguar se nuk ka vlerë të shtuar të manganit mbi standardin e paraparë.
Por ata kanë thënë se të mërkurën sërish kanë marrë mostra dhe se rezultatet do të dalin sot.
Kujtojmë se Liqeni i Badocit furnizon me ujë të pijshëm 20 për qind të kryeqytetit. /Gazeta Enigma/