Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Himarë ditën e sotme në zonën e Potamës.
Një skaf ka përplasur një fëmijë në breg të detit.
Sipas njoftimit të policisë, fëmija ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Vizion Plus solli pamjet nga vendi i ngjarjes , ku duket trupi i fëmijës në breg të detit dhe qytetarët të tmerruar nga ngjarja.
Pavarësisht se policia ka vendosur një perimetër sigurie, ky nuk është rasti i parë kur mjetet lundruese kanë lënduar qytetarët që pushojnë në breg të detit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 14:00, ku sipas policisë drejtuesi i skafit, i cili u shoqërua në komisariat, humbi kontrollin dhe aksidentoi per vdekje fëmijën e mitur.
Ndërkohë burime thanë se mjeti lundrues po lëvizte me shpejtësi dhe bënte manovra të rrezikshme duke kaluar shenjat kufizuese.