EKSKLUZIVE: Merret vendimi, ja ku do zhvillohet derbi Drita – Gjilani

EKSKLUZIVE: Merret vendimi, ja ku do zhvillohet derbi Drita – Gjilani

Në vikend zhvillohet derbi më madh në futbollin kosovar, derisa përballë do jenë dy rivalët e përbëtuar, Drita dhe Gjilani. Gazeta “Enigma” merr vesh ekskluzivisht se derbi ndërmjet dy skuadrave gjilanase do zhvillohet të dielen me fillim nga ora 13:00 në “Fadil Vokrri”.

Ky pritet të jetë derbi numër 43 kampional, me skuadrën e Dritës që është në përparësi të fitoreve. Derbi do të zhvillohet në kryeqytet për shkak të kushteve të vështira në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Hyrja për tifoz do jetë e lejuar vetëm 5%, sipas masave të parapara nga Qeveria e Kosovës.

Gazeta “Enigma” do ju sjell një mbulim special për derbi gjatë gjithë javës. /Gazeta Enigma/

Related Articles