Para pak minutash pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar me armë zjarri, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndonëse ende nuk dihet a ka të lënduar nga ky rast, Gazeta “Enigma”, do ju mbajë të informuar!
Gazeta Enigma ka provuar të marr përgjigje, nga Policia e Kosovës ende se kanë konfirmuar rastin.
Ky nuk është rasti i parë ku policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri nga grupe të panjohura kriminale pasi nga sulme të tilla një polic kishte mbetur i plagosur para më shumë se një muaji.
Sipaa burimeve të Gazetës Enigma, policëve që operojnë në Jug dhe Veri u është kërkuar që të qëndrojnë më vigjilent në kryerjen e detyrës.