Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, vlerëson se marrëveshja e “Ballkanit të Hapur” do të ishte e mirë vetëm nëse gjashtë shtetet e Ballkani Perëndimor do të merrnin pjesë në të.
Ben-Meir thekson se kjo marrëveshje do të ishe e mirë edhe nëse Kosova do të njihej si shtet i pavarur nga Serbia, teksa siç janë rrethanat tani bën që Serbia të jetë lojtari dominues.
“Marrëveshja e Ballkanit të Hapur” do të ishte mirë nëse të gjashtë shtetet e #Ballkanit Perëndimor do të merrnin pjesë në të dhe Kosova do të njihej si shtet i pavarur nga Serbia. Siç qëndron tani, ajo lejon #Serbinë të jetë lojtari dominues”, ka shkruar Ben-Meir në Twitter.