Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nesër pritet ti ndajnë rrugët me partinë të cilës i përkisnin, raporton Gazeta “Enigma”.
Tashmë qëndrimet e tyre në raport me LVV-në dihen dhe publikisht, ku dy deputetët kishin mospajtime në shumë çështje.
Rrahmani në seancën e fundit paralamentare, bashkë me deputeten Drita Millaku në shenjë proteste u ulën tek ulset e PDK-së.
“Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Konferenca mbahet nesër më 1 tetor, ditë e martë, ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Gazeta Enigma/