Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se do të punojë për organizimin e një takimi të radhës mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në javët në vijim pret që të zhvillohet një takim.
“Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin do të doja ta organizoja në javët në vijim”, ka thënë Lajçak. /Gazeta Enigma