Qytetarët në Kosovë, nga e mërkura e 22 dhjetorit, përballen me reduktime të energjisë elektrike, derisa kjo po u shkakton telashe të mëdha në baza ditore, shkruan Gazeta Enigma.
Mirëpo, jo vetëm për qytetarët, reduktimet e energjisë elektrike kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe ne sektorinë e ekonomisë, prodhimit dhe shërbimit.
Sipas Gërxhaliut dëmet në ekonomi tashmë janë evidente.
Ai tha se prodhimi vendor, qytetarët dhe mbi të gjitha efekti psikologjik janë tri shtyllat kryesore që janë goditur nga kjo krizë.
“Janë tri shtylla të goditura nga kjo krizë energjetike; prodhimi vendor, qytetarët dhe mbi të gjitha është efekti psikologjik që e ka goditur diasporën kosovare, e cila ka kontribuar më së shumti në këtë stabilitet ekonomik në Kosovë dhe tash për festa të fundvitit vije dhe ballafaqohet me terr e të ftohtë”, ka thënë ai për Gazetën “Enigma”.
Sipas tij, Kosova ka hyrë në një krizë dhe në këtë drejtim kjo pandemi ekonomike i ka goditur më së shumti shtetet e varfëra, duke theksuar Kosova është një sfidë në veti.
Gërxhaliu thotë se “si është e mundur që një shtet që ka resurset më të mëdha të lëndës së parë të thëngjillit të jetë e varur nga importi”, dukë potencuar se kjo është dëshmi që Kosova e ka humbur betejën energjetike para 20 viteve falë të depërtimit të mafisë ballkanike që e ka monopolin me furnizim me energji elektrike.
Ai pyet se ku është shoqëria civile dhe OJQ-të që kanë dërdhë miliona për të lobuar kundër ndërtimit të kapaciteteve energjetike, ndërsa sipas tij në të njëjtën kohë edhe në Maqedoni, Malë të Zi, Serbi e Bosnje – Hercegovinë, janë ndërtuar termoelektrana, paradoksi i së cilave është se funksionojnë nga importi i thëngjillit nga Kosova.
“Është një situatë e cila nuk i bënë nderë Kosovës dhe ardhmërisë së saj, por dua të besoj që Kosova dhe kabineti qeveritar ka ka njerëz të dijës që do të reagojnë. Mirëpo, tani heshtja është krimi më i madhë”, tha ai.
Ai ka përmendur se reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë kanë goditur rëndë edhe prodhimin “Made in Kosovo”, ku sipas tij në mungesë të energjisë elektrike është bazuar në prodhimin përmes gjeneratorit dhe një gjë e tillë rrjedhimisht produktin e prodhuar e bënë jo konkurruese në treg.
Ndërsa, edhe ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri tha për Gazetën “Enigma” se kriza energjetike ka shkaktuar dëme të mëdha në shumë aspekte.
Ai thotë se për njerëzit dhe amnistnitë dëmtohen në forma të ndryshme, sepse sipas tij të gjitha aktivitetet janë të lidhura me energjinë elektrike.
“Kriza energjetike ka shkaktuar dëme në shumë aspekte. Për njerëzit në përgjithësi dhe amnistnitë dëmtohen në forma të ndryshme sepse të gjitha aktivitetet janë të lidhura me energjinë elektrike”, duke theksuar se sektori që më së shumti goditet është ai i prodhimit dhe i shërbimit.
Kur do të përfundojë kjo situatë e krijuar?
“Ska më reduktime të energjisë elektrike”.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili theksoi për Gazetën “Enigma” se krizë energjetike mund të kenë vetëm ato vende që kanë ndonjë prishje.
Mirëpo, sot edhe është protestuar nga pakënaqësitë e qytetarëve për krizën energjetike.
Njëra nga organizatorët e protestës së sotme përballë selisë së KEDS-it, kundër reduktimeve të energjisë elektrike që kanë ndodhur ditëve të fundit në vend, ka thënë se kjo protestë është revoltë ndaj reduktimeve që sipas saj, po tentohet që t’u faturohet qytetarëve.
Ndërsa, në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se Kosova është dashur të mendoj më heret në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që mos të përfundoj në këtë situatë.
“Në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë? Shumë më herët, Kosova është dashur të mendojë më shumë e më mirë, që të mos përfundojë në këtë gjendje të keqe”, ka shkruar ai.
Sipas Kurtit janë dy faktorë kyç që e kanë shkaktuar krizën energjetike.
Ai thotë se “janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellur në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro.
LEXO EDHE: Kurti: Kosova është dashur të mendoj më herët që mos të përfundoj në këtë situatë
/Gazeta Enigma/.