“ERROR” – Edhe një dështim i ri i deputetëve të Kuvendit

“ERROR” – Edhe një dështim i ri i deputetëve të Kuvendit

Ka dështuar edhe tentimi i 43-të për konstitutimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Lëvizja Vetëvendosje nuk është tërhequr nga votimi i fshehtë për kryeparlamentar, e as partitë e tjera nuk e përkrahën këtë.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 9 korrik, nga ora 11:00.

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë afat 30 ditë partive që ta konstituojnë Kuvendin. / Gazeta Enigma.

Related Articles